Një person është arrestuar në pikën kufitare në Morinë nga Policia e Shtetit pasi tentoi të trafikonte drogë në Shqipëri.
Te i dyshuari u gjetën mbi 2 kg kanabis, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë.
Nga Policia kanë bërë me dije se në pranga ka përfunduar P.G., 35-vjeçar nga Fieri.
“Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin P. G. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...