Arrestohet autori i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në automjetin e vëllait të tij. Policia e Bulqizës ka vendosur në pranga qytetarin me iniciale A.D., 29 vjeç, pasi akuzohet për ngjarjen e ndodhur gjatë mesnatës së 27 Gushtit.
Në automjetin tip “Mercedez Benz” në pronësi të vëllait të tij, me iniciale E.D u vendos një sasi e vogël lënde plasëse.
I dyshuari akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv, mbajtje të tij pa leje dhe deklarim të rremë përpara autoriteteve. Materialet e çështjes ndodhen në gjykatën e Dibrës./tvklan.al
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...