Ky është momenti kur hajduti i dyqaneve të kompanive celulare nxirret jashtë nga një punonjëse, e cila nuk pranon që t’i japë paratë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan të një kompanie celulare në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Autori, që të martën në darkë vodhi 300 mijë lekë të vjetra në një tjetër dyqan të një kompanie telefonike në rrugën “Myslym Shyri”, sonte tentoi të realizonte një tjetër vjedhje.
Në videon e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, duket hajduti që hyn brenda dyqanit.
“Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.
Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.
Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.
“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.
Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.
Ai ishte i veshur me të njëjtat rroba njësoj si një ditë më parë; bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë./tvklan
Për të parë videon klikoni KËTU:
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...