Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Francë ku ditën e nesërme do të marrë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit në të cilën do të diskutohet edhe për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Ndërkaq, mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Ka qenë vetë kryeministri i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sakaq ai bën të ditur se do të trajtohet tema “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital”.
“Në UNESCO me ftesë të drejtores së përgjithshme, Audrey Azoulay, për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temë “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit dixhital”, shkruan Rama në Facebook./rtsh.al
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...