Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...