Mbërrijnë në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina
Kanë mbërritur në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina. 20 ukrainas, që janë larguar si pasojë e luftimeve, kanë hyrë në shtetin shqiptar nga pika kufitare e Qafë Thanës.
Siç raporton Abcnews.al, ukrainasit kanë udhëtuar të vetëm ose bashkë me familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.
Shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare, ku kanë edhe apartamentet e tyre.
Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit.
Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur, pasi nuk kanë leje qëndrimi, raporton Abcnews.al.
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...