Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë ilustrative që paraqet rrezen e veprimit të raketave që aktualisht zotëron Irani.
Në qendër të hartës ndodhet vetë Irani, ndërsa rreth tij janë shënuar zona të shumta me rreze nga 300 km deri në 2,000 km.
Sipas këtij ilustrimi, raketat me rreze të gjatë veprimi përfshijnë një pjesë të gjerë të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, si dhe territore të Afrikës Veriore dhe Evropës Juglindore.
Ushtria izraelite: Kemi kryer sulme ndaj impiantit bërthamor në Iran
Brenda kësaj rrezeje bie edhe Shqipëria, ndërsa përfshihen gjithashtu dhe rajone të Italisë juglindore.
Në postimin që shoqëron hartën, IDF shkruan: “Irani është një kërcënim global. Izraeli nuk është objektivi përfundimtar – është vetëm fillimi.
Ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të vepronim.”
Sipas IDF, ky publikim synon të theksojë jo vetëm kapacitetin goditës të Iranit përtej kufijve të tij, por edhe arsyetimin pas sulmeve të fundit ndaj objektivave të lidhura me programin bërthamor iranian./oranews

Hajvalia në errësirë totale – Banorët pa rrymë prej ditësh, ...
KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e...
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...