Bruno Nuho dhe Irdi Kashari të angazhuar prej vitesh në Bodybuilding shënuan një fitore të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik në Serbi. Irdi është shpallur kampion ballkanik në kategorinë Fiziku Mashkullor ndërsa Bruno në Bodybuilding.
Me fitoret e tyre, ata bënë që himni shqiptar të këndojë dy herë në mes të Beogradit, ku u mbajt kampionati. Të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, djemtë durrsakë thanë se ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe për faktin që triumfuan në këtë vend.
“Kemi marrë shumë respekt nga serbët. U ngritën në këmbë kur ishim në publik. Ishte një lloj emocioni që nuk di ta përshkruaj. Mund të këndohej himni në Itali, Amerikë por në mes të Serbisë ishte një ndjesi e bukur. Shkuam për të fituar.”, tha Irdi. /abcnews.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...