Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka njoftuar se një familje shqipatre u largua nga Gaza dhe do bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.
Me anë të jë postimi në Facebook, Hasani tha se ky operacion sfidues përfundoi falë bashkëpunimit të diplomatëve shqipatrë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit, shkruan Arbresh.info.
“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.”, shkroi ai.
“Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, përfundoi ministri Hasani./Arbresh.info/
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu