Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili prej më shumë se një viti ka hequr dorë nga detyra e gjeneralit, tashmë në pozitën e re dekretoi dhënien e gradave madhore për pesë kolegët e tij këtë të mërkurë.
Një gjeneral major dhe katër gjeneralë të rinj.
Pas shqyrtimit nga komisioni i veçantë i karrierës, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi i propozoi presidentit në bazë të dispozitave kushtetuese njohjen e gradave madhore të pesë punonjësve të Forcave të Armatosura.
Kolonel Altin Kurti ngrihet në detyrë nga atashe ushtarak me përfaqësi jashtë vendit, i jepet grada gjeneral brigade.
Ilir Xhebexhia nga komandat i forcës tokësore emërohet si gjeneral major. Aleksandër Pando nga drejtor i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura merr titullin gjeneral Brigade.
Edhe kolonelët Bardhyl Nuredinaj dhe Vullnet Doka dekorohen nga presidenti me gradën “gjeneral brigade./tch
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...