Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë korrupsioni në radhët e policisë, shpërdorimi i detyrës, si dhe lidhjet që ata kanë me persona të inkriminuar, apo personazhe të botës së krimit.
Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale.
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 është rritur ndjeshëm numri i efektivëve të arrestuar me masë sigurie të dhënë nga gjykata në masën prej 60%.
Gjatë këtij viti janë arrestuar 163 persona, nga 102 të arrestuar një vit më parë. Referuar të dhënave, shifrat tregojnë një rritje të numrit të efektivëve të përfshirë në paligjshmëri në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të vitit 2023, ku ka pasur 223 referime për 319 efektivë. Të dhënat tregojnë se nga viti në vit janë rritur ndjeshëm referimet penale, me 25 %, si dhe 32 % të numrit të punonjësve të referuar./A2CNN
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...