Kanë kaluar 16 vjet nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën mesditën e 15 marsit të vitit 2008, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda në historinë e Shqipërisë. Shpërthimi i fuqishëm është ende i freskët në kujtimet e banorëve të Gërdecit.
Opozita e asaj kohe akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Prestigjozja amerikane “New York Times” publikoi shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë. Berisha e konsideroi gazetën amerikane si “letër higjenike”.
Ndërsa kanë kaluar shumë vite, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi.
Asnjë zyrtar nuk është pas hekurave. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish ministrin e mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.
Në të njëjtën kohë SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha./abc news
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram