Vazhdon të qëndrojë i lartë numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, duke çuar në total numrin e viktimave në 852.
2 nga viktimat ishin nga Fieri, 2 nga Vlora, Berati dhe Durrësi, 1 nga Tirana, Lushnja, Elbasani, Pogradeci dhe Korça.
Edhe numri i infektimeve ditore është rritur krahasuar me një ditë më parë. Përmes 2256 testimeve, 782 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Sars-Cov2, gjysma e të cilëve janë nga kryeqyteti duke e bërë të mbetet vatra më e madhe e përhapjes së virusit.
Numri i pacientëve të hospitalizuar në 4 spitalet Covid mbetet i lartë, me 480 të shtruar, 33 prej të cilëve në terapi intensive dhe 14 të intubuar. Gjatë ditës së fundit 572 qytetarë me Covid janë shëruar, ndërsa numri total i rasteve aktive vazhdon të mbetet i lartë me 19.165 të infektuar në të gjithë vendin./tv klan
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar