Një shqiptar dhe një rumune ranë në pranga e policisë italiane pasi dyshoheshin si shpërndarës droge.
Të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur banonin në zonën e Brescia Trenzano.
Pas kontrolleve të ushtruara në trupin e shqiptarit, u gjetën disa gram marijuanë si dhe një duzinë eurosh të ardhura nga aktiviteti i jashtëligjshëm.
Kontrolli më pas është shtrirë në Coccagli, në shtëpinë e tyre ku janë gjetur 32 doza kokainë të gatshme për t’u shitur, 65 gram marijuanë, si dhe mbi 4 mijë euro të hollave, përveç disa telefonave celularë të përdorura për të komunikuar me klientët.
Shqiptari është vendosur në masën e sigurisë arrest shtëpie deri në përfundim të veprimeve, ndërsa për vajzën është vendosur masa e sigurisë “detyrim me paraqitje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...