Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka theksuar sot rëndësinë e 112 viteve të shërbimit diplomatik shqiptar.
Hasani shprehu angazhimin për të vazhduar përpjekjet për forcimin e pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
‘112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare. Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë. Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, shkroi Hasani./Arbresh.info
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...