Kryeministri Edi Rama u takua këtë të premte me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih.
Sipas asaj që shkruan Protothema, gjatë takimit, kryeministri u ndal tek demarkacioni i zonës detare mes dy vendeve, duke theksuar se çuarja e kësaj çështjeje në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.
Po ashtu Kryeministri grek nënvizoi mbështetjen e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian në përputhje me termat dhe kushtet e anëtarësimit./klan.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...