“Është koha që të reflektojmë që të luftojmë kundër krimit të organizuar”.
Kështu tha, presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta, pas homazheve që bërë pran trupit të Saimir Hoxha, oficerit të vrare të policisë ku se bashku më 2 punonjës të tjerë policisë në operacionin anti-kanabis, ku asgjësuan 62 bimë narkotike, raporton arbresh.info
“ Është një moment i dhimbshëm ti japim lamtumirën e fundit një oficer hero të Policisë së Shtetit. Saimir Hoxha nuk meritonte të ndahet nga familja e qytetaret që i mbrojti duke sakrifikuar e dhe jetën. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar. Është prioritet lufta kundër trafikut të drogës dhe atyre që jo vetëm përfitojnë prej saj por edhe për ti shpëtuar të rinjtë që bien pre e kësaj dukurie”, tha Meta.
Presidenti Meta, i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...