Nuk ka ende autorë atentati ndaj Arjan Ferracakut, mesditën e të shtunës në Shkodër. 20 është numri i të shoqëruarve, dëshmitë e të cilëve nuk kanë zbardhura shumë të dhëna për autorët.
Blutë mësohet se kanë marrë në mbrojtje dy miqtë e 30-vjeçarit që e shoqëronin në shëtitjen me kalë. Ata mësohet t’i kanë thënë policisë se prita ishte organizuar nga disa persona, por vetëm njëri hapi zjarr në drejtim të tyre.
Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është ajo e një gjobëvënies, të cilën 30-vjeçari nuk kishte pranuar ta paguajë.
Nuk përjashtohet edhe hakmarrja për konfliktin e një viti më parë në zonën e Velipojës, ku viktima dhe familja e tij janë pronarë të një prej hoteleve më të njohura atje.
Një version është edhe gabimi në shënjestër. Por kjo pistë nuk bind shumë, pasi autorët kanë qëlluar fillimisht nga një distancë prej 30 metrash dhe kanë pasur mundësi ta shquajnë objektivin.
Burimet sqarojnë se Arjan Ferracakut i është marre portofoli, në mënyrë që ngjarja të duket si grabitje. Biznesmeni u qëllua nga dy persona në momentin kur ishte mbi kalë, pasi po bënte stërvitje për një aktivitet hipizmi që do zhvillohej në Shkodër./TV Klan/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...