Një karburant është grabitur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 ku tre persona të paidentifikuar kanë hyrë të maskuar dhe me armë zjarri në pikën e karburantit, ku kanë kërcënuar punonjësin, M.M., 60 vjeç.
Ata i kanë marrë atij një sasi prej 12 mijë lekësh të reja dhe një celular. Ndërkaq, policia ka ngritur pika kontrolli, teksa janë sekuestruar pamjet filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...