Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Elbasan, për të pritur Ditën e Verës në këtë qytet.
Shefi i qeverisë do t’u bashkohet aktiviteteve të organizuara nga pushteti lokal për këtë festë simbolike të qytetit.
Udhëtimi dhe mbërritja e tij ka kaluar e qetë. Dega e PD-së në Elbasan ka lajmëruar se nuk do të ketë protesta në këto dy ditë për të respektuar dhe festimet, por ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 marsit në Tiranë.
Më herët ishte raportuar se mbrëmjen e kësaj të mërkure kryeministri do të mblidhte në një darkë pune ministrat, kryesinë e Partisë Socialiste dhe deputetët./Ora News
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje