Emergjencat Civile njoftuan se dy vatra të reja zjarri janë evidentuar ditën e sotme në qarkun e Dibrës dhe atë të Vlorës.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile sqaron se forcat zjarrfikëse së bashku me ato të pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët në vatrat e krijuara gjatë orëve të fundit në Dibër e Vlorë.
Nga raportimet e deritanishme për situatën me zjarret dhe masat e marra deri në orën 14:00, theksohet se situata po monitorohet nga afër nga specialistët në qarqe.
Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos është riaktivizuar gjatë mesditës dhe se nga flakët rrezikohen dy banesa të braktisura që ndodhen në zonë.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake ndërkohë është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.
Në fshatin Mavrovë, Selenicë të Vlorës një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim