Dy vëllezër i kanë shpëtuar për mrekulli ekzekutimit, teksa punonin në punishten e tyre në lagjen “Shën Koll” në Elbasan.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, ndërsa ekspertët e policisë kanë gjetur shenja të plumbave jashtë dhe brenda godinës. Teksa kanë tentuar t’i shpëtojnë breshërisë së armës, vëllezërit Beqiri, 60 dhe 49 vjeç, janë dëmtuar lehtë nga përplasja në punishten e tyre, por nuk kanë marrë dëmtime nga plumbat.
Burime zyrtare të Policisë së Elbasanit thonë se po hetohet në disa pista, ky kryesorja është ajo e hakmarrjes. Vëllezërve Beqiri, vetëm një vit më parë iu vra një tjetër vëlla, në një seri hakmarrjesh të ndodhura në Elbasan. Gentian e Sajmir Beqiri kërkuan strehim në Suedi, menjëherë pas vrasjes së vëllait të tyre, por kërkesa u refuzua./Top-channel/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...