Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në orën 13:00 u paraqit para gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë pas akuzave të prokurorisë përvjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.
Ilir Çelikuështë gjyqtari i cili vlerësoi të ligjshëm arrestimi i tij dhe dha masën e arrestit burg. Prokurori Ndini Tavani kërkoi “arrest me burg”
Ksera u mbrojt nga avokati Genc Gjokutaj i cili deklaroi se do të apelojë vendimin. Ai deklaroi se klienti i tij nuk ishte pyetur asnjëherë përgjatë 1 viti hetimesh.
Në gjykatë për vlerësim mase të sigurisë sot dolën dhe ish zyrtarët Artevis Mene, ish punonjës në Ministrinë e PÇSHB, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.
Për Elda Kozaj,ish punonjëse në Ministrinë e PÇSHB dhe Pranvera Lile, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k. gjykata dha ‘detyrim me paraqitje” Kjo masë u kërkua nga vetë prokurori.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër diktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.
Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktivisteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.
Parashikimi i motit për të enjten
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...