Ka tash e sa ditë që rep-artistja Loredana Zefi është shndërruar në personazhin më mediatik të momentit.
E akuzuar nga një çift zviceran për zhvatje të parave nën kërcënim, Loredana deklaroi në një konferencë të hapur për media të premten në Prishtinë, se asnjë nga akuzat për dhunë nuk janë të vërteta.
“Unë jam gjithmonë aty kur është fjala për familjen time. Jam e lumtur”, ka rrëfyer ndër të tjerash rep-artistja.
Ndërkohë, kundrejt kësaj konference ka reaguar akuzuesja Petra Z. e cila në një prononcim për “20 minuten”, ka thënë se u ndje tejet keq kur pa konferencën e saj.
“Më vjen mirë që ajo është e lumtur me paratë e mia. Unë jam e trishtuar”, ka thënë fillimisht Petra.
Më pas, zvicerania ka shtruar se Loredana sipas saj e ka humbur tërësisht ndjenjën e njerëzimit.
“Ajo e ka humbur njerëzimin”, kanë qenë fjalët e Petras për “20 minuten”.
Ndërkohë, Loredana gjatë konferencës u shfaq mjaft e nervozuar, ndërsa tha se ardhja e saj në Kosovë ishte me qëllim realizimin e xhirimeve të klipit të ri. /Telegrafi/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka