Lidhja e tyre konsiderohet si një nga më të fortat në showbiz, por jo gjithçka është ashtu siç duket në parim.
Reperi i njohur ka folur mbi martesën dhe marrëdhënien e tij me Beyoncen duke e konsideruar mbarë vajtjen e saj si gjënë më të vështirë që ka bërë ndonjëherë.
Ai ka biseduar me Chris Rock, Will Smith, Kendrick Lamar dhe Jesse Williams në një emision dedikuar tërësisht dashurisë.
“Kjo është jeta ime e vërtetë. Ne ndërtuam një rezidencë të madhe dhe të bukur mbi një marrëdhënie që nuk bazohet mbi 100 për qind vërtetësi. Ndodh që fillojnë “plasaritjet” derisa vendosim ta nisim prapë nga fillimi. Është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”, është shprehur Jay Z.
Kujtojmë se pasi Beyonce publikoi albumin “Lemonade” fansat aluduan për një tradhti të mundshme të reperit. /Blitz
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës