Viti 2018 ka nisur mbarë për aktoren Elcin Sangu. Defne e “Dashuri me qira” është vlerësuar si “Aktorja më e mirë ndërkombëtare” në Festivalin Ndërkombëtar Arab në Dubai.
Flokëkuqja e shumë kërkuar do të udhëtoje drejt Dubait më 11 Janar për të marrë çmimin e saj.

Ky lajm ka gëzuar fansat e Elcin në të gjithë botën por kryesisht ata arab të cilët do të kenë mundësi ta takojnë nga afër aktoren e tyre të preferuar.
Suksesi i serialit “Dashuri me Qira” apo “Kohë për lumturi” sollën që fama e Sangu të kalonte kufinjtë e Turqisë duke i sjellë aktores çmime të rëndësishme si ai në Festivalin e Dubait.

Projektet më të pëlqyera nga 32 vjeçarja janë ato në krah të Baris Arduc./tring.al/

“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...
Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...