Në emisionin “Ëndërrtjerrësit” kryefjala e diskutimit ka qenë emisioni “Fiks fare” dhe rrugëtimi i tij që në fillimet e transmetimit.
Kështu, të ftuar ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e programit satiro-investigativ, nëpërmjet moderimit apo gazetarisë së terrenit.
Ndërkohë, nga ana tjetër edhe velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për mundësi të mëdha në televizion.
Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani. E pyetur lidhur nme pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo shpreh se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.
“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kasha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer ajo.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë