Por si vazhdon marrëdhënia mes tyre vite pas këtij konflikti? A janë zbutur “gjakrat”?
I pyetur “Intervista VIP”, Zenelaj ka treguar se gjërat pothuajse nuk kanë ndryshuar fare vitet e fundit mes tij, Julit dhe Ermalit. Me këtë të fundit ka më shumë komunikim, por jo të njëjtën miqësi si disa vite më parë.
“Me Ermalin përshëndetemi, pimë kafe ndonjëherë. Por vetem kaq… Ai grup (The SHBLSH) u nda por jeta vazhdon.”-është shprehur Zenelaj.
Ndërsa përsa i përket raportit me Julian Dedaj, Genti tregoi se nuk ka asnjë komunikim.
“Ne jetojmë në të njëjtin pallat ndaj shihemi here pas here, por nuk përshëndetemi. Nuk ka pasur komunikim këto katër vitet e fundit fare, ashtu ka ndodhur dhe unë personalisht mendoj se ashtu duhet të vazhdoj, sepse mbetën shumë gjëra pa u sqaruar, dhe përderisa nuk u sqaruan atëherë kur ndodhi, më vonë u mbuluan dhe nuk ka më vlerë!”-u shpreh ai.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër