Aktori i famshëm amerikan, Andre Braugher vdiq në moshën 61 vjecare, pas lajmit te hidhur, është bërë me dije dhe shkaku i vdekjes së tij.
Policia jau kishte konfirmuar Magazinës Variety, se sëmundja e cila u bë shkak i vdekjes, ishte kanceri në mushkëri. Ai u diagnostikua me sëmundjen vetëm disa muaj më parë, tha një zëdhënës.
“The Hollywood Reporter”, raportoi fillimisht se Braugher vdiq të hënën, ku ende ishin të paqarta shkaqet e vdekjes.
Ai ishte i martuar me aktoren Ami Brabson, ku së bashku kanë 3 fëmijë.
Kujtojmë se Andre Braugher fitoi një Emmy për paraqitjen e tij në serialin NBC “Homicide” dhe u nominua për një Emmy për sitcomin e Fox “Brooklyn Nine-Nine”. Aktori ishte i njohur për rolet e tij në serialet si “Vrasje” dhe “Brooklyn Nine-Nine”. /Arbresh.info/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...