Që të enjten, Butrint Imeri është bërë kryefjalë e mediave, lidhur me postimet misterioze në Instagram, ku është shfaqur në Paris krah një vajze identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar.
Dhe kemi bindjen se duke u kapur pas detajeve, është zbuluar se kush po e shoqëron këngëtarin simpatik.
Fillimisht, ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.
Pasi ky lajm mori dhenë, autori i hitit “Xhanëm” ka vendosur të na ngacmojë sërish ditën e djeshme, duke postuar një tjetër video në Instastory.
Në video shihet se ndodhet në një hotel pranë detit, e teksa del në ballkon shohim vajzën misterioze që merr rreze dielli.
Sipas fansave, vajza misterioze që po e shoqëron Butrintin është as më pak e as më shumë se modelja Ery Viero, me të cilën e kemi parë të shoqërohet edhe më parë.
Dyshimet janë ngritur nga postimet e saj në Instastory, ku shihet në të njëjtin vend nga ku ka postuar Butrinti videon, teksa ka vendosur vendndodhjen “Paris”.

Ery jeton në Greqi dhe me Butrintin është njohur që në verën e vitit të kaluar, pas realizimit të klipit “Dream girl”, ku ajo ishte protagoniste.

Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...