Selena Gomez dhe Tyga së fundmi ndezën aludimet për romancë pasi dyshja u pa duke vizituar të njëjtin restorant në Los Angeles.
Sipas TMZ, artistët u panë gjithashtu duke u larguarnë të njëjtën kohë nga restoranti, The Nice Guy. Ndërsa fansat filluan të dyshonin për një lidhje një burim i brendshëm zbuloi detaje rreth takimit të tyre.
Sipas Just Jared, një burim i afërt me Selenën tha se ata shkuan në restorant për të parë njerëz të ndryshëm, megjithëse grupet e tyre përfunduan së bashku brenda. Burimi sqaroi se këngëtarët nuk po takohen.
Para daljes së saj të fundit në LA, Selena u pa javën e kaluar duke u shoqëruar me producentin Andrea Iervolino gjatë pushimeve të saj në Itali.Ajo u përfol dhe për një romancë me producentin pasi dukeshin mjaft të afërt në fotot e shkrepura nga paparacët./Lapsi.al
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë