Zbulohet audicioni i Daniel Radcliffe për rolin e “Harry Potter”

20:12 | 6 Dhjetor 2015
Arbresh.info

​Ky është audicioni mahnitës i Daniel Radcliffe 15 vite më parë për rolin e “Harry Potter”.

Pavarësisht se aktori shfaqet tepër i talentuar dhe i qeshur, Daniel është shprehur se fundmi se i duket vetja “i neveritshëm”.

Video e cila është publikuar pak ditë më parë në Youtube tregon aktorin duke lexuar pjesën e tij teksa dialogon me personazhin “Hagrid”.

Më pas ndërkohë që flet për vezët e dragoit vogëlushi fillon të qeshë dhe provon syzet e famshme të Harry Potter duke marrë pozicione të ndryshme.

26 vjeçari është shprehur për The Times se video e audicionit iu dërgua nga një mik i tij duke shpjeguar se skena ku ishte filmuar e bënte ta urrente fytyrën e vet dhe i shkaktonte neveri”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm