Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP

20:11 | 23 Mars 2026
E.G

Edicioni i tretë i Ferma VIP nis këtë të premte, por vëmendja nuk është vetëm tek konkurrentët, por edhe te paneli i opinionistëve.

Këtë herë, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi do të ulen bashkë si opinionistë.

Ndërsa Mamaqi pritet të ketë një raport më të qetë me koleget e tij, dinamika mes Einxhelit dhe Arminës ngjall më shumë kuriozitet.

Ato kanë një histori që ka nisur në vitin 2022 gjatë Big Brother VIP Albania, kur Armina në studion e “Goca dhe gra”, shprehu hapur kundërshtimin ndaj lojës së Einxhelit dhe mbështeti Ilir Shaqirin si fitues.

Einxhel reagoi më vonë me humor dhe ironizim ndaj mungesës së Arminës në një intervistë, duke thënë se zgjedhja më e mirë do të ishte që të mos ishte aty kur ajo ishte e ftuar.

Më pas, Armina sqaroi se nuk kishte pasur konflikt personal me Einxhelin dhe se qëndrimi i saj kishte qenë thjesht një opinion për lojën, jo për personin.

Theksoi se situata ishte keqinterpretuar dhe se nuk kishte asgjë konkrete kundër ish-konkurrentes së atij formati.

Tani, publiku është kurioz për t’i parë bashkë dhe nëse do të ketë ndonjë përplasje në mes tyre. 

Shpërndaje në rrjete sociale