“Dance With Me” do të rinisë në sezonin e ri televiziv në “TV Klan”.
Anabel.al shkruan se 5 e ½-tat çiftet që do të konkurrojnë në edicionin e 3-të të këtij spektakli kërcimi. Gjithçka është thuajse gati por, një prej konkurrentëve, Linda Rei, deri më tani nuk ka partner. Tre ish-konkurrentë të “Big Brother” do të konkurrojnë tani në “Dance With Me”.
Çifti Xheni-Benardi u njoh në BB, Benardi i propozoi Xhenit përpara disa ditësh dhe tani, konkurrojnë në disiplinën e kërcimit si të fejuar. Gjithashtu, konkurrente do të jetë ish-banorja e “Big Brother 8”, Xhensila Pere, që do të konkurrojë në krah të modelit apo reperit muskuloz Trim Jetullahu. Aktorja e “Top Channel”, Ana Lika, dhe moderatori i IN Tv, Albi Isakaj, do të konkurrojnë bashkë.
Moderatorja Fiori Dardha do të jetë çift në kërcim me violinçelistin Iljard Shaba, ndërsa këngëtarja Rovena Stefa do të konkurrojë me moderatorin e “Klan Kosova”, Meriton Mjekiqi.
Megjithatë, siç konfirmojnë burimet për Anabel.al, një tjetër konkurrente e këtij edicioni do të jetë Linda Rei, artistja e makeup-it që kohëve të fundit, është bërë objekt i mediave për fejesën me një biznesmen shqiptar me banim në Zvicër.

Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...