Ish-inxhinieri i zërit të Michael Jackson, Michael Durham Prince, thotë se në kompjuterin e tij ka ruajtur “20 këngë të papërfunduara që kurrë nuk u publikuan” të mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.
“Nuk kam asnjë të drejtë që të zbuloj emrin e këtyre këngëve, ose t’i publikoj”, tha Prince, i cili ka punuar me Jackson nga viti 1995 deri në vdekjen e tij në vitin 2009. Ai vuri në dukje se publiku mund të presë një tjetër album të këngëtarit legjendar.
“Besoj se do të ketë akoma albume, por tani për tani kemi në plan që të publikojmë disa këngë të reja në çdo gjashtë muaj. Ka shumë punë. Michael nuk ka kënduar refrene në xhirimet-demo, kështu që duhet të gjejmë dikë që do t’i këndoj këto”, tha ai, transmeton AA.
Sipas mediave amerikane, familja Jackson, trashëgimtarët e tij dhe kompania e tij e xhirimeve, do të japë fjalën e fundit për çdo gjë. Deri më tani janë publikuar dy albume postmortum, “Michael” në vitin 2010 dhe “Xscape” në vitin 2014.
Gjermania lëshoi 100 mijë viza familjare këtë vit, Kosova dh...
Media britanike “Which?”: Shqipëria, ylli i ri i turizmit eu...
Të paktën 15 të plagosur në një sulm me thikë dhe acid në nj...
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje