Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca shpreson që ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, do të dalin të pafajshëm.
Para mediave, ai tha se pavarësisht grindjeve politike nga 2010 e tutje, të gjithë janë bashkë për UÇK-në.
“Kushdo që do me e ndryshu të vërtetën tonë, me e godit atë, humb. Shpresoj dhe uroj që të gjithë ata që po gjykohen do të dalin të pafajshëm, për UÇK-në jemi bashkë. Të gjitha ato që kanë ndodhur në skenën politike nga viti 2010, mes LDK-së dhe PDK-së apo mes VV-së, kanë qenë në kuadër të betejave politike në parlament, grindjet tona nuk mendoj që kanë qenë për luftën e UÇK-së apo vullnetin e popullit tonë për liri”, u shpreh Konjufca.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...