Në mars të këtij viti, dyshja i dhanë fund lidhjes publikisht mirëpo vetëm pas dy muajsh u rikthyen me njëri tjetrin sërish.
E tani më në fund, në një intervistë për revistën GQ, në edicionin e korrikut, këngëtari Zayn Malik, ka folur edhe për të dashurën e tij, modelen e njohur Gigi Hadid,shkruan Daily Mail.
“Jam me të vërtetë mirënjohës që e kam njohur. Tani jemi të rritur dhe nuk kemi nevojë të deklarojmë gjithçka rreth nesh, apo të bëjmë diçka që t’i kënaqim pritjet e njerëzve. Kur isha adoleshent po kaloja në disa vështirësi ndërsa Gigi më ndihmoi t’i shihja gjërat nga një kënd më pozitiv”.
Ai po ashtu ka thënë se paparacit e ndjekin ngado, por se kjo është një reklamë për të.
“Kjo është promoja ime. Unë dal jashtë, ata bëjnë fotografi. Rrinë aty dhe e bëjnë tërë punën. Nuk mund të mërzitesh as të zemërohesh për këtë punë. Nëse duan të bëjnë fotografi, le t’i bëjnë”, ka shtuar Malik./Arbresh.info/

Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...