Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka mbërritur një ‘zarf i kuq’, duke trazuar menjëherë situatën dhe duke ngritur kureshtjen e banorëve e publikut.
Zarfi është vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ dhe sipas njoftimit të tij, ai do të hapet gjatë spektaklit të së hënës.
‘Vëllai i Madh’ ka bërë të ditur se përmbajtja e zarfit lidhet drejtpërdrejt me një prej banorëve brenda shtëpisë, por nuk ka zbuluar asnjë detaj shtesë.
Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe pritjen, pasi zarfet e kuq tradicionalisht shoqërohen me vendime të forta, ndëshkime, privilegje të veçanta ose ndryshime të papritura në lojë.
Ndërkohë, fansat në rrjete sociale kanë nisur me teori e parashikime se për kë banor mund të jetë zarfi dhe çfarë mund të përmbajë ai, duke e kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit.
Të gjitha përgjigjet do të zbulohen të hënën në mbrëmje, kur zarfi i kuq më në fund të hapet. /Telegrafi/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër