Zaimina Vasjari shtatëzënë për herë dytë, duket mahnitëse në fotosesionin e ri

09:22 | 26 Tetor 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe fotografitë provokuese, shkruan portali arbresh.info

Zaimina në fotot e reja ka njoftuar ndjekësit e saj se përsëri është në pritje të ëmbël.

Lajmin ka vonuar ca që ta bëjë publik e kjo duket qartë nga foto e barkut të rritur, që na jep lajmin se bebi nuk do vonojë edhe shumë të vijë në jetë.

“E bekuar sërish me një engjëll”- ka shkruar Zaimina.

Urimet nga kolegë e njerëz të afërt të Zaiminës e mbushën plot ‘Instagramin’.

Kujtojmë se, Vasjari ka edhe një vajzë 3 vjeçare që quhet Khloe me biznesmenin shqiptar, Klodian Asllani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara