Ata ishin një ndër çiftet më të dashur të ekranit turk përgjatë viteve të fundit falë historisë së bukur të njohjes në sheshxhirim. Mirëpo, martesës katër vjeçare të aktores Hazal Filiz Küçükköse, e njohur për rolin e Zejnepit në serialin ‘Dashuri e pafund’, duket se ironikisht i ka ardhur fundi.

Avokati i saj dhe i bashkëshortit të saj, aktorit Tuan Tunali kanë konfirmuar se dyshja ka nisur procedurat e divorcit.

Ky lajm vjen pasi Hazal-i dhe Tuani-i ndaluan së ndjekuri njëri tjetrin në rrjetet sociale si dhe fshinë fotot me njëri-tjetrin. Shkak për ndarjen e çiftit mendohet të ketë qenë një tradhti e mundshme e aktores, dhe kjo është kuptuar nga një këngë e postuar nga Tunali në rrjetet sociale, me titull ‘Gjithçka që më kujtonte tradhtinë’.


‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...