Këngëtari kosovar Yll Limani ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj adhuruesve pas koncertit të suksesshëm që mbajti në Prishtinë mbrëmë.
Në një story në Instagram, ai ka shkruar: “S’kom fjalë përgjithmonë mirënjohës”, duke falënderuar fansat që i dhanë mbështetje dhe i dhanë një ngrohtësi të jashtëzakonshme gjatë shfaqjes.
Koncerti i djeshëm ishte një ngjarje e veçantë për Yll Limanin, pasi ky ishte koncerti i parë i llojit të tij, i kushtuar ekskluzivisht karrierës së tij muzikore. Aty u mblodh një numër i madh njerëzish, duke përfshirë adhurues të këngëtarit, por edhe kolegë të tij nga bota e muzikës.
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ndjekësit e tij, biletat për koncertin u shitën brenda 24 orëve, duke treguar një mbështetje të fortë për Yllin.
Si pasojë e kësaj kërkese të madhe, këngëtari ka vendosur të mbajë një natë të dytë koncerti më 28 dhjetor, duke ofruar mundësinë për të gjithë ata që nuk arritën të ishin pjesë e natës së parë.
Ky koncert i Yll Limanit është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke konsoliduar më tej pozitën e tij si një nga artistët më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës kosovare dhe shqiptare.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...