Juliana Nura është e eliminuara e natës së nëntë të “Dancing With The Stars”.
Në dance off me Irgen Çelën, të dy çiftet dhanë maksimumin duke elektrizuar skenën me Cha Cha-n. Ata kërcyen nën ritmet e Whitney Houston me të njëjtin minutazh, por jo njëkohësisht, duke i lënë pistën e vallëzimit njëri-tjetrit.
Në fund, juria e pati të vështirë zgjedhjen.
Mirëpo, mund të kishte vetëm një fitues dhe ai në këtë rast, bazuar edhe në rritjen përgjatë netëve të shkuara, ka qenë Xhoda.
Por si votoi juria?
Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari vendosën të shpëtonin Irgenin duke e konsideruar atë surpriza e spektaklit që ka ende shumë për të dhënë.
Ndërkaq, Lori Bala shpëtoi Julianën.
I mbeti kryetarit të jurisë të ndante fituesin e Dance Off-it zgjedhja e të cilit ka vlerën e dy votave. Iliri vendosi të shpëtojë Irgenin, duke “dërguar” Juliana Nurën në shtëpi./tch
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja