Aktorja e njohur tropojane Arjola Demiri në Big Brother VIP, ka bërë një tjetër rrëfim prekës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka treguar se është ndarë nga babai i tre fëmijëve të saj, pasi i njëjti e ka tradhtuar, ndërsa shton se kjo periudhë e vështirë e çoi atë drejt një depresioni katër vjeçar, shkruan arbresh.info
Demiri tregoi se nuk kishte marrë trajtim profesional, gjersa kishte përfunduar vetëm duke pirë alkool, cigare dhe duke fjetur në gjumë gjithë ditën.
Në një rrëfim mes koleges së saj, aktores Monika Lubonja, ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”, tregoi se madje kishte tentuar edhe të lëndonte veten gjatë kësaj periudhe.
“Këtu kam tentuar të pres venat. Mora kokrra dhe i futa në sy të atij. Doja ta lëndoja veten me patjetër”, ka treguar Arjola.
Ajo vazhdoi të tregojë gjithashtu se si kishte abortuar binjakë dhe se kishte shkuar katër herë për të abortuar vajzën e saj Alesia, ani pse e kishte kaluar kufirin ligjor të lejimit të abortit. /arbresh.info/
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...