Sot një portal kosovar ka shpërndarë një foto ku shihen bashkë gjyshërit e dy këngëtarëve të famshme, Dua Lipa dhe Rita Ora
Një foto e realizuar në vitet e 50’, ku shihen në një pijetore gjyshi i Dua Lipës dhe ai i Rita Orës në tavolinë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Kur: 1960; Kush: Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Shumë pak ata do të dinin që mbesat e tyre do të bëheshin super yje në mbarë globin. ❤️ DUA Lipa and RITA Ora ❤️❤️ @RitaOra @DUALIPA”, ka shkruar Vlora.
Më parë shumë media kanë shkruar se pavarësisht se dy familjet njihen shumë kohë më parë me njëra tjetrën, dy këngëtarët nuk kanë raporte të mira në mes vete.
Madje për këtë kishin raportuar edhe tabolidi britanik The Sun.
Kujtojmë se Besim Sahatçiu ka qenë një regjisor i njohur në Kosovë. Ai kishte bërë regjinë e disa shfaqjeve në teatër dhe kishte xhiruar disa emisione televizive.
Ndërkaq Seit Lipa ishte historian në vitet e 70-ta.
Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photogrpahy nga Nol Sahatçiu./expres/
https://www.instagram.com/p/B6Qz0NIAjP4/?utm_source=ig_embed
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...