Ish sulmuesi italian, Christian Vieri ka dhuruar spektakël në emisionin “E poi c’è Cattelan” në televizionin Sky.
Drejtuesi i emisionit, Alessandro Cattelan e ka detyruar atë që të zbulojë sekretet e lidhjeve të tij romantike dhe Bobo nuk i ka kursyer hollësitë.
Loja ishte e tillë “Cattelan i tregonte Vierit fshehurazi publikut fotografitë e disa femrave për të cilat është përfolur se futbollisti ka pasur lidhje në të shkuarën, dhe ai duhet të pohonte apo mohonte me “po” apo “jo”.
Por, sulmuesi i kombëtares italiane ka shkuar më tej. Teksa moderatori i tregoi një fotografi, Bobo tha “Nga kjo kam një kujtim të hidhur. Të betohem. Kjo më gjuante me kamxhik, në të pasme”. Pasi pa një tjetër foto, ai tha “Me këtë duhet të rrije minimumi 3-4 orë. Ishte e uritur”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit