Ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare, ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer.
Lajmin për vdekjen e bëri të ditur babai i saj Joseph Santiago, përmes rrjeteve sociale, transmeton portali arbresh.info
“Më 8 shkurt vajza ime Dazharia na ka lënë herët. Ajo ishte shoqja ime më e vogël dhe nuk isha e përgatitur për të varrosur fëmijën tim”.
Zyra e ‘Baton Rouge Coroner’ konfirmoi për Fox News se kjo është cilësuar si vetëvrasje.
Në postim më tej, Santiago kujtoi të bijën si një vajzë ‘të lumtur’ dhe të ‘ngazëllyer’ dhe mezi priste kur ajo vinte nga rruga në shtëpi.

Kujtojmë se, Shaffer kishte 1.6 milion ndjekës në TikTok. Ajo ka grumbulluar 235,000 pëlqime deri më tani. Ylli gjithashtu kishte mbi 100,000 ndjekës në Instagram dhe YouTube. /arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...