Një prezantuese televizive në Kuvajt thuhet se është shkarkuar pasi përdoruesit e rrjeteve sociale u ankuan se veshja e saj ishte e papërshtatshme për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Amal Al Awadhi u shkarkua nga një shfaqje që ajo prezantonte në një kanal në pronësi të qeverisë më parë këtë javë.
Gjithsesi mbetet ende e pakonfirmuar nëse veshja e saj e bardhë ishte arsyeja për shkarkimin, por thashethemet thonë gjithçka ndodhi prej asaj çfarë kishte veshur. Por prezantuesja thotë se ishte tepër e kujdesshme për çfarë vishte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Për shkak se emisioni im u transmetua gjatë Ramazanit, unë kam qenë tepër e kujdesshme për të mos shkelur asnjë prej traditave tona. U kujdesa për atë që kam veshur dhe si kam folur”, tha ajo.
Shkarkimi i Auadhi ka çuar në reagime të ndryshme në internet.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë