Melanie Trump mund të quhet gruaja me pak fjalë, por duket se Zonja e Parë flet shumë përmes veshjes së saj.
Me kundërshtime ndaj fjalimeve në publik, ka qenë gjithnjë e vështirë që të kuptohet saktë personaliteti i saj.
Psikologia e modës Dawnn Karen beson se Melanie flet shumë përmes stilit të saj.
“Ajo mund të duket e vështirë për t’u lexuar, sepse nuk është e aq e zhurmshme sa ish Zonja e Parë, por ajo flet shumë edhe pa e hapur gojën”, tha Karen.
Me pallton në shpatulla, psikolgia thekson se Melanie thjesht tregon se ajo është e mbrojtur.
Në lidhje me veshjen e dorashkave, Karen thotë se mesazhi që përcell Melanie është se po krijon një barrierë.
Veshja që ngjalli debat ishte taket me xhaketën sportive, por Karen e arsyeton Zonjën e Parë, pasi thekson se taket japin vetëbesim.
Një tjetër veshje karakteristike e saj janë ato me mëngë të mëdha, që sipas psikologes përcellin mesazhin “shiko me sy, por nuk është për ty”


Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...