Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, ka qenë tejet aktive gjatë kësaj kohe, me mesazhe dhe video të ndryshme inkurajuese.
Njëherësh ajo periudhën e izolimit e ka shijuar tejet shumë me familjen e saj në Zelandë të Re, bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian, shkruan portali arbresh.info
Gjatë qëndrimit në karantinë, ajo ka gjetur një mënyrë interesante për ti bërë këto ditë të mërzitshme sa më atraktive.
Vesa ka filluar ti mësojë vallet nga vende të ndryshme të Kosovës e Shqipërisë. E ka filluar me atë të Kukësit, ndërsa thotë që po vazhdoi karantina do ta bëjë edhe atë të Drenicës, Tropojës e me rradhë.
“More le ta merr vesh krejt bota ? #valljaKuksit
Po vazhdoi Karantina e boj edhe te Drenices e te Tropojes e kshtu me rradhe ?”, ka shkruar këngëtarja.
Vesa përndryshe ditë më parë në bashkëpunim me bashkëshortin e saj sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z, të cilët janë rikthyer në duet së bashku pas një kohe të gjatë./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...