Vedat Bajrami nuk ka dyshim se është njëri nga aktorët e komedianët më të suksesshëm në Kosovë.
Duket se ai tashmë po thyen kufijtë edhe jashtë trojeve shqiptare me një nga rolet e reja që ka marrë përsipër.
Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve.
Xhirimet e filmit, me regji të Semir Aslanyurek dhe Kazım Oz me firmën e Live Is A Movie Film, kanë nisur më 5 nëntor në fshatin Pulyan.
Vedati veçse ka ndarë disa prapaskena nga xhirimet e këtij projekti që besohet se do të pëlqehet nga publiku e do të korrë suksese të mëdha në kinematografinë turke.
View this post on Instagram
“Nga xhirimet e filmit Elif Ana”, ka shkruar Bajrami.
Producentët e filmit ndërkohë janë: Okkes Perakende dhe Kazım Çarman.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës